Në sallën "1 tetori" në Prishtinë është duke vazhduar procesi i vaksinimit me kundër COVID-19.
Ndër kategoritë e para të popullsisë që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët.
Klan Kosova mëson se sot vërehet një interesim më i shtuar i stafit mjekësor për t'u vaksinuar.
Kujtojmë se të marten kanë mbërritur edhe 4680 doza të vaksinave Pfizer. Ndërsa gjatë muajit mars ka arritur kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina të llojit Astra-Zeneca.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.