Gazetari Bahri Cani, ka ndarë disa foto nga votimet e diasporës në Gjermani.
Ai shprehet se votimi po kalon pa asnjë problem deri më tani, teksa tregon se ka biseduar edhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin, transmeton Klankosova.tv.
“Interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani është shumë i madh. Ndërsa votimi po kalon pa asnjë problem deri tani. Veç sa bisedova me përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës. Ambasadori Faruk Ajeti: jemi shumë të kënaqur me votimet dhe ecurinë. Ka dhe njerëz shumë të emocionuar që mund të votojnë jashtë vendit. Janë parë edhe familjarë që kanë lëshuar një pikë loti bile! Mërgata gjithmonë me vendlindjen”, ka shkruar Cani në Facebook.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.