Lajmet e fundit

Në sheshin e qytetit në Mitrovicë po vazhdon shitja e biletave të ndeshjes Trepça ’89-Vikingur në disa pika të shitjes, njofton Klan Kosova.
Interesimi është i madh për ta parë ndeshjen historike të kampionit të Kosovës në luftë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes Trepçës '89 dhe Vikingur zhvillohet sonte në ora 18:00.
Mitrovicasit duhet ta mposhtin patjetër skuadrën nga Ishujt Faroe nëse duan të shpresojnë për Ligën e Kampionëve.