Lajmet e fundit

Interi po negocion me agjentin Mino Raiola për sulmuesin e Borussia Monchengladbach Marcus Thuram.
Trajneri Simone Inzaghi po kërkon një lojtarë me shkathësit e njëjta si Romelu Lukaku.
24 vjeçari luan në pozitën e majtë të sulmit, por gjithashtu mund të luajë në qendër ose në të djathtë, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Shpejtësia dhe teknika janë pikat e tij më të rëndësishme, megjithëse për shkak të gjatësisë është i fortë në ajër gjithashtu.
Thuram ka lindur në Itali, pasi babai i tij Lilian ishte duke luajtur për Parmën në atë kohë në gusht 1997, dhe ai tashmë ka katër paraqitje të mëdha për Francën.
Francezi ka shënuar 11 gola dhe 12 asistime për skuadrën e Bundesligës në 40 paraqitje zyrtare në sezonin e kaluar.
Kontrata e tij me Borussia Monchengladbach zgjat deri në qershor 2023 dhe çmimi i kërkuar pritet të jetë prej 40 milionë euro.
Kjo është e njëjta shifër që Atalanta po kërkon për Duvan Zapata, megjithëse La Dea nuk do ta lërë kolumbianin të shkojë pa një zëvendësues të përshtatshëm.