Lajmet e fundit
Skuadra nga Guiseppe Meazza është duke e përcjellë me kujdes mbrojtësin holandez të Lazio, pasi largimi i Milan Skrinar drejt Barcelona është shumë i mundshëm

Barcelona pritet të ofrojë 80 milionë euro për ta blerë mbrojtësin Milan Skriniar nga Inter, ndërsa italianët e shohin Stefan de Vrij si zëvendësues.
Paraqitjet e Skrinar e kanë bërë cak të shumë skuadrave dhe pritet që qendërmbrojtësi të kalojë tek katalunasit gjatë afatit kalimtar të verës.
Për këtë arsye neroazurët po e përcjellin me kujdes holandezin De Vrij, që sipas raportimeve të fundit është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Lazio.