Lajmet e fundit

Pasi nuk ka arritur që të gjejë një vend në formacionin bazë të Real Madrid, Jeze Rodriguez duket se do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Skuadrat që tash kanë shprehur interesim për ta pasur në radhët e veta atë, janë: Inter, Napoli dhe Aston Villa.
Paralajmërimet se Jese është pothuajse i detyruar për ta lënë Real Madridin i ka bërë të ditura agjenti i tij Gines Carvajal në fillim të kësaj jave.
“Jese është duke u trajnuar në mënyrën e duhur, kam besim në të dhe gjithmonë them se lojtarët e rinj duhet të punojnë shumë që të duken se janë duke përparuar”, ka thënë Carvajal.