Lajmet e fundit

Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, me fillim nga ora 21:00.
Te kuqezinjtë nga fillimi do të luaj Rafael Leao, i cili në takimin e fundit nuk luajti për shkak të një lëndimi. Megjithatë mungesë do të jetë Ismael Bennacer, i cili u operua sot dhe do të mungoj për rreth gjashtë muaj.