Lionel Messi vazhdon të rishkruajë historinë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.Sipas burimit të brendshëm Fabrizio Romano, një nga tribunat në arenën e tyre të re dhe moderne do të mbajë emrin e legjendës argjentinase. Kjo do të thotë që Messi mund të bëhet futbollisti i parë aktiv në botë që do të zbresë në fushë në një stadium ku një seksion është emëruar në nder të tij.Ky gjest nxjerr në pah ndikimin e jashtëzakonshëm të Leos në rritjen e futbollit në Shtetet e Bashkuara dhe çimenton statusin e tij si ikona më e madhe e klubit.Hapja madhështore e stadiumit të shumëpritur “Miami Freedom Park” është planifikuar për 4 prill 2026. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.