Lajmet e fundit
Zikaltrit do të mbesin pa shërbimet e yllit të skuadrës, që me gjasë gjatë verës do të transferohet në Old Trafford

Ivan Perisiq me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim në Premier League duke luajtur për Manchester United.
Jose Mourinho prej muajsh e ndjek nga afër futbollistin kroat, teksa tashmë mesa duket i ka dërguar dhe një ofertë Interit për ta lënë që të largohet.
Perisiq shënoi golin e 11-të sezonal në Seria A, teksa Interi mundi 5-2 Udinese në xhiron e fundit.
Drejtori sporti i Interit, Piero Ausilio konfirmoi tentativat: “Manchester United nuk na ka bërë një ofertë zyrtare për Perisiq, por interesi i tyre është bërë i ditur".
"Duam të përforcojmë e përmirësojmë Interin, ndaj kjo është arsyeja pse nuk duam t’i lëshojmë yjet tanë".
"E dimë se tashmë kemi shumë lojtarë të rëndësishëm në skuadrën tonë, si Perisiq. Para se të vendosim ta shesim atë, ne duhet të mendojmë se cila është më e mira për Interin".