Lajmet e fundit

Inter dhe Liverpool kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Rasti i parë në ndeshje i takoi Lautaro Martinezit në minutën e 5-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Liverpooli u kundërpërgjigj me një aksion të zgjatur, por edhe pse harkimi i Thiago Alcantaras ishte i mirë, ai përfundoi në duart e Samir Handanoviqit.
Sadio Mane rrezikoi në minutën e 14, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Më pas italianët rrezikuan sërish me Hakan Calhanoglu, i cili e kishte rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
I njëjti lojtar rrezikoi në minutën e 23-të, por goditja e tij me gërshërë përfundoi ngjitur me shtyllën.
Trent Alexander Arnold gjuajti nga goditja e dënimit në minutën e 28, por goditja shkoi mbi portë.
Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Milan Skriniar, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.
Kjo ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Motion.