Lajmet e fundit
Skuadra nga Guiseppe Meazza duhet të largojë futbollistë nga skuadra, pasi këtë ia kërkon rregulli i fair-play

Rregulli i fair-play financiar ia kushtëzon gjigantit italian Inter veprimet në afatin kalimtar veror, pasi i kërkon që të largojë futbollistë nga skuadra.
I pari që pritet ti japë lamtumirën është Ivan Perisiq. Për sulmuesin kroat PSG ka ofruar 55 milionë euro, por në garë për të janë edhe disa skuadra nga Premier League.
Pas tij është Jeison Murillo, ndërsa në garë për ta pasur në dispozicion shërbimet e mbrojtësit janë Borussia Dortmund, Valencia, Newcastle dhe Monaco. Për të lejuar largimin e kolumbianit, Interi kërkon 12 deri në 15 milionë euro.