Lajmet e fundit

Presidenti i Interit, Erik Thohir, e ka konfirmuar që klubi nga Serie A është i interesuar në futbollistin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Gjermani e ka të ardhmen pezull pasi që ende nuk është arritur një marrëveshje për zgjatje të kontratës e cila i skadon më 2018.
“Ai është definitivisht një nga ata lojtarë që ne po i shikojmë, por nënshkrimet e janarit të kaluar si Podolski dhe Shaqiri dëshmojnë që transferet e dimrit mund të dështojnë që të arrijnë sukses”, tha Thohir për metrotv.news.com për Ozil.
Nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet për Ozil në janar, atëherë ai mund të përfundojë si agjent i lirë në verën e ardhshme.