Lajmet e fundit

Skuadra italiane Inter ka konfirmuar përmes shefit ekzekutiv të saj se janë të interesuar në mesfushorin e Tottenham Hotpsur, Christian Eriksen.
Duke folur për Sky Italy, Guiseppe Marotta ka thënë: “Shpesh lojtarë të rëndësishëm na afrohen. Erisken është lojtar i jashtëzakonshëm kontrata e së cilit skadon në qershor dhe ne nuk kemi rënë në kontakt me Tottenham. Unë ende besoj se ka shumë klube të interesuara në të, por që ne nuk kemi nisur kurrfarë bisedimesh”.
“Thjeshtë unë kam thënë se ai është një lojtar i rëndësishëm. Ne jemi duke kërkuar një mesfushor brenda dhe jashtë dhe kemi disa kontakte me disa kompani dhe agjentë për të provuar për ta përmirësuar skuadrën”, ka thënë Marotta, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kemi ardh ende në përfundim sepse ne duam gjithçka të bëjmë qetësisht dhe që nivelin ta mbajmë lart”.
Trajneri i Tottenahm, Jose Mourinho, ka thënë të premten se ai është i pasigurt nëse Eriksen do të largohet nga klubi këtë muaj.