Lajmet e fundit

Inter synon që ta transferojë futbollistin e Evertonit, Davy Klaassen, këtë verë, raporton tuttomercatoweb.com.
25 vjeçari iu bashkua Evertonit për 25 milionë funte nga Ajax verën e kaluar, por ka pasur vetëm 14 paraqitje dhe ende nuk ka shënuar gol për Evertonin.
Ndërkaq Interi do që t’i bëjë disa përforcime në mesfushë, dhe mund t’i japë fund ankthit të Klaassen-it në Merseyisde.
Përpos skuadrës zikaltër, të interesuar për të janë edhe Napoli.