Lajmet e fundit

Inter nuk e ka në planë që ta përdorë Mauro Icardin në sezonin e ri.
Andaj ata i kanë treguar lojtarit që të vihet në kërkim të klubit të ri para se të përfundojë afati kalimtar i verës, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Trajneri i Nerazzuri, Antonio Conte është në kërkim të përforcimeve sulmuese për të zbatuar sistemin 3-5-2. Ai është duke punuar që aty të sjellë Edin Dzekon e Romës dhe Romelu Lukakun e Manchester United.
Icardi fillimisht është menduar që të përdorët për ndonjë shkëmbim, por që tash atij i është thënë se ata dëshirojnë që të largohet.