Lajmet e fundit

Inter thuhet se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshje të re me italianin Nicolo Barella, teksa është duke e përgatitur një kontratë të re pesëvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.
Il Corriere dello Sport raporton se mesfushori është afër vazhdimit të kontratës me Nerazzurrët.
Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, konfirmoi se klubi është afër arritjes së një marrëveshje me ish-yllin e Cagliarit.
24 vjeçari arriti në klub në një huazim në korrik 2019, përpara se të përfundonte një transferim të përhershëm në shtator 2020, në total prej 44.5 milionë euro, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2024, por Interi është i përgatitur ta lidhë atë për dy vjet të tjera dhe pothuajse të dyfishojë pagën e tij.