Lajmet e fundit

Derbi i qytetit të Milanit i ka takuar Interit, duke e mposhtur AC Milanin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores së kësaj ndeshje e realizoi Lautaro Martinez në minutën e 34-të, njofton Klan Kosova.
Në ndeshje u shënuan edhe dy gola nga Interi, por që u anuluan - i pari për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar nga Lukaku para se të shënonte dhe i dyti për pozicion jashtë loje në Lautaron.
Me këtë fitore, Interi mban poziten e dytë në tabelë me 43 pikë, 13 më pak se Napoli që mban kreun me 56 pikë.
AC Milani gjenden në pozitën e 6-të me 38 pikë nga 21 ndeshje. /Klankosova.tv