Lajmet e fundit
Interi është eliminuar nga Liga e Europës, pasi nuk ka arritur ta mbajë epërsinë ndaj Hapoel Beer Shevas, duke u mposhtur në fund 3:2.
Italianët e kishin epërsinë prej dy golave në pjesën e parë, pas shënimeve të Icardi dhe Brozovic.
Megjithatë, izraelitët barazuan në pjesën e dytë, duke shënuar me Maranhaon dhe Nwakaemen.
Në minutën e 93-të, Sahar realizoi golin e fitores për Hapoelin.
Interi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë në fushë, pas daljes me të kuq nga Samir Handanoviq.