Lajmet e fundit
Gjiganti nga Milan është i interesuar të transferojë në radhët e veta sulmuesin e Sassuolo

Domenico Berardi mund të zgjedh Interin para Juventusit për të ardhmen e tij. Futbollisti italian sipas gazetës Corriere dello Sport do të transferohet tek zikaltrit sezonin e ardhshëm.
Juventusi nuk ka ndërmend të investojë te ai për shkak të karakteristikave të ngjashme që kanë te bardhezinjtë Pjaca, Dybala apo blerja e re Orsolini.
Në afatin kalimtar të verës, Berardi refuzoi transferimin te Juventus, ndërsa tashmë pritet që ai të kalojë te zikaltërit. Ai është aktivizuar në 149 ndeshje me Sassuolon dhe ka arritur të shënojë 56 gola.