Lajmet e fundit

Skuadra italiane, Inter dhe ajo nga Anglia, Newcastle United kanë shprehur interesimin e tyre për mesfushorin e Manchester United, Michael Carrick.
Përforcimet të cilat i ka bërë trajneri Louis Van Gaal këtë verë do të lënë jashtë skaudrës disa lojtar, por nuk raportohet që në këtë rreth të jetë edhe Carrick.
Van Gaal ka deklaruar se e dëshiron anglezin edhe më tej në skuadër pasi e sheh si të nevojshëm për mesfushën e tij.
Pavarësisht blerjes së Schweinsteiger dhe Schneiderlin vend në klub do të ketë edhe për Carrick, përveç nëse vjen ndonjë ofertë e cila do të mund t’i josh drejtuesit e klubit anglez, transmeton Klan Kosova.