Lajmet e fundit
Inter raportohet që ka arritur marrëveshje me futbollistin e Manchester City, Stevan Jovetic.

Sipas Sky Sports Italia bisedimet janë duke vazhduar ende edhe ato janë në fazën përfundimtare, kurse shumë shpejt pritet që të përfundojnë dhe brenda orëve të kryhet edhe marrëveshja.
Transferimi i tij pritet që t’i kushtojë Interin prej 15 milionë euro, ndërsa edhe një pagesë tjetër që do të varet nga performanca e lojtarit.
Malazezi ka qenë i lidhur me një largim nga Etihad Stadium, ndërsa marrëveshja mes klubeve pritet që ta rikthejë atë në Serie A.
Prezantimi i lojtarit në San Siro pritet të bëhet në fund të kësaj jave, transmeton Klan Kosova.
Jovetic ka qenë i kërkuar nga Mancini, pasi planet e tij janë që ta rifreskojë skuadrën këtë afat kalimtar me lojtar të rinj. Kurse ai ka në plan që skuadrën e tij ta pastrojë nga disa lojtar.