Lajmet e fundit

Inter dëshiron që këtë verë ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën, sipas raportimeve të Corriere dello Sport.
26 vjeçari iu bashkua Topçinjve më 2016 për një shumë prej 35 milionë funtesh, dhe numëron 126 paraqitje në të gjitha garat për ta, duke arritur 11 gola dhe 14 asistime.
Kontrata e tij skadon më 2023, mirëpo Piero Ausilio e ka identifikuar përfaqësuesin e Zvicrës si përforcim potencial në mesfushë, ku Inter dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë, shkruan Sempre Inter.
"Xhaka nuk do të kushtojë lirë, marrë në konsideratë marrëveshjen e tij atkuale, rrogën e itj dhe shumën që Arsenali ka paguar që të nënshkruajë me të", shkruan Corriere dello Sport.
"Sidoqoftë, ai është një lojtar që nuk duhet t'ia heqim sytë, e më së shumti shkaku i moshës relativisht të re të tij (26)".