Lajmet e fundit

Të shtunën u njoftua nga mediet franceze se Milan Skriniar ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain dhe nëse jo gjatë janarit, në qershor do të paraqitet me fanellën e ekipit francez.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Inter është në kërkim të zëvendësimit të tij dhe ndër emrat më të përfolur është mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof.
Megjithatë, klubi anglez nuk dëshiron ta lëshojë suedezin nga ekipi, pa arritur marrëveshje me Tiago Djalo i cili është pjesë e Lille.