Lajmet e fundit

Liverpool i ka hapur derën Daniel Sturridge.
Pas kësaj është skuadra italiane Inter që ka bërë ofertë për sulmuesin anglez.
Nerazzuri ka bërë ofertë që ta huazojë atë për vetëm deri në fund të sezonit, çka nuk i konvenon Jurgen Klopp, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Sturridge ka hasur në vështirësi prej kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Klopp, prandaj një largim i tij nga Anfield është i pashmangshëm, nëse dëshiron që të luajë në Kupën e Botës.