Lajmet e fundit

Goli i anuluar nga VAR-i, të cilin e shënoi Henrikh Mkhitaryan ndaj Barcelonës[/caption]
"Nxehtë" pritet të jetë edhe dueli i kthimit, i cili nesër zhvillohet në stadiumin "Giuseppe Meazza" të Milanos, njofton Klankosova.tv.
Ballafaqimet mes këtyre skuadrave kanë prodhuar tension mediatik e polemika pafund edhe në të kaluarën.
Ishte faza e njejtë në Ligën e Kampionëve, kur më 28 prill të vitit 2010, në "Camp Nou" zhvillohej akti i dytë gjysmëfinal, ku paraprakisht të parin e kishin fituar "Nerazzurët" 3-1.
Mesfushori Thiago Motta, ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 28-të, pasi paraprakisht në të dhjetën e kishte marrë të parin.
Përjashtimi i brazilianit interist bëri bujë të madhe, si shkak i reagimit të lojtarit 'blaugarans', Sergio Busquets, ndaj të cilit u pretendua se ishte ndërhyrja e rëndë.
[caption id="attachment_2566988" align="alignnone" width="722"]
Ndërhyrja që e penalizoi Thiago Mottan me karton të kuq[/caption]
[caption id="attachment_2566993" align="alignnone" width="719"]
Sergio Busquets duke shikuar 'tinëzisht' gjyqtarin nëse po e ndëshkon kundërshtarin me karton të kuq[/caption]
Në anën tjetër, një gol i anuluar për Barcelonën me pretendimin se topi u prek me dorë nga Yaya Tourei, shfaqi pakënaqësi të mëdha te kjo skuadër, duke qenë se me atë realizim, nëse do pranohej, do të kualifikoheshin në finale, transmeton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2566982" align="alignnone" width="717"]
Prekja me dorë nga Yaya Toure që shtyu gjytarin ta anulojë golin e dytë të Barcelonës.[/caption]
15 vjet pas dy dramave të zhvilluara nga këto skuadra, sërish një biletë finaleje do të prehet ndërmjet tyre.
Të martën me fillim në orën 21:00, drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion, me komentim të Andin Lokajt, vjen magjia e kësaj përballje 'titanësh'.
Interi apo Barcelona, kush shkon në Mynhen për ta kërkuar titullin kampion, mbetet të shihet nesër!