Lajmet e fundit

Inter është afër që ta transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid-it, Sime Vrsaljko, sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio.
Përfaqësuesi i Kroacisë është pajtuar me kushtet personale me Zikaltrit, dhe do të kalojë në "Giuseppe Meazza" për një shumë prej 8 milionë eurosh.
Ndonëse nuk do të ketë obligim blerjeje, në rast se klubi nga Milano do që të arrijë marrëveshje të përhershme me të, atëherë shuma e blerjes së tij do të shkonte në 25 milionë euro.