Lajmet e fundit
Gjiganti italian është i interesuar që ta transferojë në radhët e veta kilianin dhe bavarezët janë të gatshëm ta lënë të largohet nëse dakordësohen aspektet financiare

Bayern Munich është gati t'i pranojë ofertat për Arturo Vidal dhe një të tillë tashmë e ka në adresë, sipas SportMedia Set.
Inter është i interesuar që ta huazojë kilianin për 20 milionë euro, ndërsa me këtë marrëveshje Luciano Spalletti do t'i ikte ndonjë dënimi për shkak të Fari Play financiar.
Vidal është vetëm njëri nga shumë lojtarët që i bashkohet klubit nga Guiseppe Meazza këtë verë, pas Stefan de Vrij, Kwadwo Asamoah, Radja Nainggolan dhe Lautaro Martínez.
Kiliani iu bashkua Bayern në vitin 2015 nga Juventusi, duke i ndihmuar gjigantit gjeramn që t'i fitojë tre tituj të njëpasnjëshëm Bundesliga.