Drita po bëhet gati për njërën nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit.
Të enjten në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, gjilanasit luajnë kartën e fundit për një biletë që dërgon në finale të kualifikimeve në UEFA Conference League, njofton Klankosova.tv.
Për ta mbështetur skuadrën në ballafaqimin ndaj FK Audas, tifozët e tre herë kampionit të Kosovës kanë paralajmëruar udhëtim masovik drejt kryeqytetit.
Kjo do të jetë hera e parë që 24 Prilli, që "Intelektualët" kthehen në tribunë, në mbështetje të ekipit të zemrës. Kjo meqë pas ndeshjes së vlefshme për Kupën e Kosovës, ku Drita u mposht nga Prishtina, kishte një mal të tërë ndasish mes klubit dhe tifozëve, por duket që pesha e duelit evropian ka bërë që ato të tejkalohen, të paktën në këtë fazë ku skuadra gjendet, raporton KlanKosova.tv.
Tifozët 'bardhë e kaltër' kanë ditur në të kaluarën që të krijojnë atmosferë fantastike në Prishtinë, sa herë kanë udhëtuar për ta përkrahur Dritën.
Ndeshja e kthimit në kuadër të rrethit të tretë eliminator në UECL, ndërmjet Dritës dhe Audës, zhvillohet më 15.08.2024 dhe fillon në orën 20:00. Përballjen e parë në Letoni e fituan vendasit 1-0. Skuadra që e kalon turin, lufton në Play-Off për një vend në fazën e grupeve.
https://www.youtube.com/watch?v=p9aEj8y1Brw
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.