Instagram ka përditësuar aplikacionin duke kënaqur pritshmëritë e përdoruesve të cilët ka kohë që e kanë kërkuar këtë gjë.
Tashmë mund të shpërndani fotografi në të gjitha formatet, pa pasur nevojë që t’i ktheni në katrorë – që linin jashtë miqtë apo pjesë tjera me rëndësi të fotografive.
Kur të hyni tek galeria e fotove brenda aplikacionit të përditësuar, ju do të shihni tani një buton të formatit sipër ikonës së kamerës. Tek ky buton mund të zgjidhni opsionet e imazheve në formatin kuadrat ose në madhësi të plotë. Ju mund të zmadhoni gjithashtu foton dhe ta prisni sipas dëshirës.
Për më shumë, të gjithë filterët që i përdorni tek fotott, mund t’i përdorni edhe tek videot.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.