Lajmet e fundit

Lorenzo Insigne e ka hapur derën për një lëvizje të mundshme larg Napolit, duke e pranuar që është e mundshme që ai dhe Napoli t’i ndajnë rrugët në të ardhmen e afërt.
25 vjeçari është vendas i Napolit dhe po e jeton ëndrrën në qytetin e lindjes, megjithatë, bisedimet e kontratës që ngecën verën e kaluar, mbetet që të ngjallen sërish, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Insigne i kishte thënë Rai Sport se takimi i parë i mbajtur në verën e fundit nuk kishte shkuar si duhet.
Ky lajm është i mirë për Liverpoolin dhe Arsenalin të cilët janë të interesuar për të.