Lajmet e fundit

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, e ka quajtur Barcelonën si klubin më të madh në botë, dhe thotë se do të kishte dëshiruar të transferohej te ky klub gjatë verës.
Italiani që shkëlqeu vitin e kaluar për Napolin me 18 gola në Serie A, i dha këto komente për Rai Sport.
“Jam krenar të kem qëndruar këtu në Napoli”, tha Insigne.
“Por ne e dimë që Barcelona është klubi më i mirë në botë”.
“Do të kisha dëshiruar të luaja me kampionë si Messi dhe Suarez, por tani po mendoj për Napolin, dhe shpresoj të fitoj diçka të rëndësishme me Napolin”, përfundoi ai.