Lajmet e fundit
Në ceremoninë e organizuar për nder të Xavi Hernandez, miku i tij, Andres Iniesta, tha se beson që Xavi do të kthehet.

Andres Iniesta ishte moderator gjatë nderimit që Barcelona i bëri mesfushorit Xavi Hernandez.
Ai ndau kujtime nga dhomat e zhveshjes ndër vite.
“Shtatëmbëdhjetë vite janë shumë, Xavi. Asnjëri nga ne nuk e kemi menduar se si do të ishte të shfaqeshim në stërvitje e ti të mos ishe aty. Ti je shëmbull për të gjithë ne, je zëri i përvojës. Të gjithë ne që të njohim e dimë që ti do të kthehesh, sepse gjaku i Barçës të rrjedh në vena”.
Ky fjalim i Iniestas e bëri me lot Xavi, ndërsa Josep Maria Bartomeu i dha shaminë, para se të fliste edhe ai disa fjalë për gjeninë e mesfushës.
“Xavi ka vendosur të marr një rrugë, që s’është veçse ajo e kthimit. Ai e ka falenderuar klubin për kaq kohë, sot është koha që klubi të të falënderoj ty: Të faleminderit Xavi”.