Lajmet e fundit
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka komentuar tranferet e reja të mundshme në klubin katalan.

Megjithëse është me pushime, Andres Iniesta ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Barcelonës, që këtë vit mund të kurorëzohet me gjashtë trofe deri në fund të vitit.
Iniesta tha se “kontrata e re e Luis Enrique është shumë me rëndësi”.
Mesfushori ka komentuar edhe transferimin e mundshëm të Arda Turan në Barcelonë.
“Arda është lojtar i madh”.
“Do të ishte i mirëpritur nga të gjithë besoj”.
Reprezentuesi spanjoll foli edhe për kalimin e mundshëm të francezit Paul Poga të cilin e vlerësoi si “ të ri të talentuar, me forcë të mjaftueshme për të shkëlqyer në nivelet më të larta”.