Lajmet e fundit

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur para ndeshjes që ata do ta zhvillojnë kundër Arsenalit këtë të martë.
Spanjolli ka treguar pikën më të fortë të The Gunners, ai quhet Alexis Sanchez.
Iniesta dhe Sanchez kanë luajtur bashkë prej vitit 2011 deri në vitin 2014 në Camp Nou, para se ky i fundit të bashkohet me Arsenal.
Sipas Iniestas, kiliani është një futbollist shumë i mirë dhe i paparashikueshëm, transmeton Klan Kosova.