Lajmet e fundit
Skuadra e Zinedine Zidane mund të ketë fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion, por ata nuk do të jenë të lumtur për përfundimin e edicionit në pozitën e dytë, ka thënë mesfushori.

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se Real Madrid është i zhgënjyer që nuk e fitoi dot La Ligën këtë edicion.
Cristiano Ronaldo shënoi penaltinë finale, ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve në Milan.
Megjithatë, Iniesta është mundur t'i nënvlerësojë sukseset e Realit duke vënë në pah se është edicioni i katërt që Los Blancos nuk kanë triumfuar në ligë.
"Ne i festojmë triumfet tona, jemi të lumtur me suksesin dhe të dëhspëruar me disfatat".
"Reali ka fituar Ligën e Kampionëve, por ka dështuar në La Liga, kështu që fansat, skuadra dhe të gjithë duhet të jenë të kënaqur me sezonin që kemi pasur".