Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Andres Iniesta, po e konsideron kalimin në Super Ligën Kineze, pohon gazeta Sport.
Mesfushori është joshur me një ofertë të lartë për këtë verë, dhe tash duhet të vendosë nëse do të shkojë atje apo jo.
Barcelona është e hapur që ta lë të shkojë, por Iniesta është pjesë e rëndësishme e këtij klubi, dhe nuk është i sigurt nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga katalunasit.