Lajmet e fundit
Asi spanjoll është duke shkëlqyer këtë sezon, pasi në të shkuarin e pati të vështirë ambientimin me sistemin e ri.

Andres Iniesta duket sikur po e rijeton rininë. 31 vjeçari është duke kaluar momente të shkëlqyera, ndoshta më të mirat në karrierën e tij tek Barcelona.
Pas vështirësive që sezonin e shkuar pati për t’u përshtatur në sistemin dhe urdhërat e Luis Enriques , spanjolli duket të jetë adaptuar duke marrë përgjegjësitë e Xavi Hernandezit, pas largimit të këtij të fundit drejt Katarit. Ai është kthyer në guardian të stilit të lojës së Barçës dhe shembull të filozofisë së ‘La Masias’. Në dhomat e zhveshjes, asi spanjoll është ai që me qetësi këshillon të gjithë.
Mesfushori s’është stepur para asnjë prej detyrave të dhëna duke qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës katalane këtë sezon. Mungesa e tij është vërejtur në përballjen me Athletic Bilbaon – gjë që e ka paralajmëruar Enriquen që të mos eksperimentojë me prezencën e tij në fushë.
Iniesta është dëshmuar qenësor në dhënien e stabilitetit skuadrës dhe dhënien e ndihmës bashkëlojtarëve.