Lajmet e fundit

Andres Iniesta e luajti vikendin e kaluar El Classicon e fundit në karrierën e tij, e që përfundoi me rezultat të barabartë në Camp Nou.
Në këtë takim, bashkëlojtari i tij, Sergi Roberto, u ndëshkua me karton të kuq pasi që e goditi Marcelon e madrilenëve.
“E vërteta është se mendoj që dënimi ishte tejet i tepërt dhe duke parë imazhet nga kënde të tjera, madje edhe veprimi mund të jetë i debatueshëm”, tha Iniesta në një ngjarje promocionale për një markë orësh.
“I kuq, i verdhë, i portokalltë, katër lojë më duken të tepërta”.