Norma vjetore e inflacionit ka arritur në 211.4 përqind gjatë vitit 2023 në Argjentinë.
Ky është niveli më i lartë i prekur në 32 vjetët e fundit sipas të dhënave të agjencisë argjentinase të statistikave, INDEC.
Të dhënat e reflektojnë ndikimin e fortë të një masave shokuese, përfshirë devalvimin prej 50 përqind të valutës kombëtare, zbatuar nga presidenti i së djathtës, Javier Milei, raporton AP, përcjell KlanKosova.tv.
Inflacioni vjetor, krahasuar me vitin 2022 është 95 përqind. Inflacioni mujor ka qenë 25.5 përqind në dhjetor, nga 12.8 sa ishte në nëntor, dukshëm më poshtë sesa parashikimi qeveritar prej 30 përqind.
Vlerësohet se rreth 40 përqind e popullsisë në Argjentinë jetojnë në varfëri.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.