Inflacioni në Serbi, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, është regjistruar prej 1.4 përqind gjatë muajit janar.
Krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit është më e lartë për 15.8 përqind, ka njoftuar banka kombëtare e këtij vendi.
Gati dy të tretat e inflacionit lidhen me rritjen e çmimit të ushqimit dhe energjisë. Çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike sipas të dhënave zyrtare, janë rritur për 23.7 përqind.
Kjo rritje është rezultat i faktorëve të furnizimit në të cilët politika monetare ka pasur efekt të limituar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.