Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë është regjistruar prej 5.5 përqind gjatë muajit qershor.
Kjo shënon një rënie nga muaji maj që kishte qenë 6.1 përqind, ka njoftuar Eurostat, përcjell KlanKosova.tv.
Një vlerë e tillë është në linjë me parashikimet paraprake. Në Bashkimin Evropian, inflacioni në qershor ka rënë në 6.4 përqind, nga 7.1 krahasuar me muajin paraprak. Në qershorin e vitit të kaluar inflacioni në BE kishte qenë 9.6 përqind.
Në Hungari shkalla e ngritjes së çmimeve është shënuar prej 19.9 përqind, pasuar nga Sllovakia prej 11.3 dhe mandej Republika e Çekisë me 11.2 përqind.
Ndërsa Luksemburgu, Belgjika dhe Spanja kanë regjistruar shkallën më të ulët prej 1.6 përqind.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.