Inflacioni në Eurozonë ka rënë më shumë sesa që ka qenë e pritshme.
Bëhet fjalë për një rënie në 2.4 përqind gjatë muajit nëntor, që është rënia më e ulët në ritëm që prej korrikut të vitit 2021.
Kjo sjell shpresë tek konsumatorët se normat e interesit mund të zvogëlohen së shpejti, raporton Financial Times, transmeton KlanKosova.tv.
Rënia e çmimit të energjisë dhe rritja e pakët e çmimit të ushqimit dhe shërbimeve kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e inflacionit, ka njoftuar Eurostat.
Një muaj më parë norma e inflacionit ka qenë e regjistruar prej 2.9 përqind.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.