Pasi ra në nivelin më të ulët në një vit në tetor, inflacioni iu rikthye rritjes muajin e shkuar në Shqipëri.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind në tetor. Grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike kanë qenë kontribuuesi kryesor në këtë ecuri, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kjo do të thotë që shqiptarët po vijojnë të paguajnë më shumë në të përditshmen e tyre. Ecuri e ngjashme pritet edhe për dhjetorin, muajin në të cilin inflacioni rritet për shkak të kërkesës së shtuar nga festat e fundvitit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.