Për shuplakat që i dha gati 4 vjet më parë, ndëshkimin e mori këtë të hënë.
Aurona Pelaj që në nëntor të 2022-ës ushtroi dhunë fizike ndaj të moshuarës në shtëpinë e përkujdesjes “Orenda”, në Pejë u shpall fajtore nga Gjykata Themelore në këtë qytet.
Edhe pse në sulm ishte e përfshirë edhe Altina Rexhepi, duke e ndihmuar kolegen e saj, ajo nuk u dënua.
Njëjtë e pafajshme doli edhe Remzie Kuqi, e cila e pati xhiruar krejt aktin.
Aktgjykimi nuk e përmbushi familjen e viktimës tanimë të ndjerë, që paralajmëroi edhe ankesa në gjykatën e Apelit.
Për shkak të këtij rasti, Qendrës“Orenda”, iu pati revokuar licenca e punës.
Ndiqni detajet e plota në kronikën e bashkangjitur:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.