Lajmet e fundit

Një çift nga Illinois, Destini Schafer dhe Brandon Thomas po planifikonin “të arratiseshin” në Jamaica muajin e ardhshëm, por në vend të kësaj, Schafer përfundoi në spital duke luftuar me kancerin e stomakut që ka arritur në fazën e katërt.
Por për Schafer ndodhi një befasi, infermierja Ashley Shipley-Lovekamp ka organizuar një ceremoni të dasmës për çiftin në pjesën e prapme të oborrit të spitalit.
Thomas dhe Schafer, vallëzimin e tyre të parë si çift e kanë pasur në dhomën e konferencave, transmeton Klan Kosova.

24 vjeçarja, Thomas dhe 31 vjeçari, Thomas kanë thënë bekimet e tyre, dy javë para se nëna e tre fëmijëve të diagnostifikohej më sëmundjen.
Para dasmës, ajo ishte shumë e dobët fizikisht për të marrë kemoterapinë.
“Të gjithë duhet të marrin dasmën që e meritojnë” ka thënë infermierja që ka mundësuar këtë dasmë.

Ndërsa pas dasmës, Schafer ka kaluar dy runde të kemoterapisë.
Dasma është organizuar për pesë ditë, ndërsa në dasmë ishin rreth pesëdhjetë të ftuar.
Vetë pacietnja ka zgjedhur fustanin e saj, unazaën dhe fustanat e shoqëruesve të nuses ndërsa fëmijët e Schager dhe Thomas nga martesat e tyre të mëhershme ishin pjesë e dasmës.
Vetë Schafer është shprehur shumë e lumtur se ishte në gjendje të ecte nëpër altar.
“Dua të falenderoj stafin për mirësinë që kanë treguar dhe për krejt këtë çfarë kanë bërë për neve”, tha ajo.