Infermierja Lindita Istrefi gjatë ditës së djeshme ka përfunduar ciklin e vaksinimit kundër pandemisë COVID-19.
Istrefi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori në Kukës të Shqipërisë ndërsa të dytë në Prishtinë, njofton klankosova.tv
Të gjithë përvojën e vaksinimit infermierja e ndau në Sytë 7 në Klan Kosova.
“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe organizimi ka qenë i mirë ndërsa unë kam shkuar vullnetarisht për tu vaksinuar”.
“Nuk kam pasur asnjë efekt anësor kam qenë mirë edhe pas vaksinimit e njësoj ndihem edhe sot. Një pjesë e madhe e kolegëve që jemi vaksinuar për të njëjtën ditën kanë qenë mirë ndoshta një numër i vogël i tyre kanë pasur ndonjë simptomë si dhimbje trupi por jo ndonjë telash të madh”.
“Nuk ka pasur hezitim për tu vaksinuar nga reparti i “Gjinekologjisë” ku punojë si jemi njoftuar menjëherë kemi pranuar dhe me gjithë vullnetin dhe dëshirën kemi shkuar për tu vaksinuar”.
“Dje e kam marrë dozën e dytë dje dhe po ndihem mirë dhe jam e lumtur që jam vaksinuar me të dy dozat kundër COVID-19”, tha Istrefi.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Istrefit të realizuar me gazetarin Florent Zeqaj.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.