Një studim i ri tregon se njerëzit që infektohen me COVID-19 kanë rrezik më të lartë për sulm në zemër dhe në tru deri në tre vjet pas infektimit. Studimi, botuar në revistën Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology të Shoqatës Amerikane të Zemrës, analizoi të dhënat shëndetësore nga UK Biobank.
Sipas autorëve, trajtimet për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare mund të ulin rrezikun e sulmit dhe goditjes në tru për ata me COVID-19 të rëndë.
"COVID-19 mund të lërë ndikim të gjatë në zemër", tha autori kryesor James Hilser.
Rezultatet treguan se rreziku i sulmit ishte mbi dy herë më i lartë tek të infektuarit, dhe katër herë më i lartë tek ata të shtruar në spital. Ky rrezik ishte më i lartë tek individët me grup gjaku A, B ose AB.
Studiuesit rekomandojnë që pacientët e shtruar për COVID-19 të konsultohen me kardiologët për parandalimin kardiovaskular.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.