Lajmet e fundit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Katari 2022 ka qenë Kupa e Botës më të mirë ndonjëherë, me dy ndeshjet e vetme të mbetura, garën për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut, e cila zhvillohet sot nga ora 16:00 dhe finalen mes Argjentinës dhe Francës, e cila zhvillohet nesër, po ashtu nga ora 16:00.
“Pika e parë që dua të theksoj dhe të theksoj sigurisht është lavdërimi – lavdërimi unanim – i Këshillit të FIFA-s për këtë Botëror, për fuqinë unike kohezive që ka treguar ky Botëror”, tha presidenti i FIFA-s.
“Falënderimet për të gjithë ata që ishin të përfshirë, sigurisht për Katarin, të gjithë vullnetarët që punojnë, të gjithë ata që kanë kontribuar për ta bërë këtë Botëror Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë”.
Megjithatë, kjo Kupë Bote filloi me kritika të shumta, pas raportimeve për mijëra punëtorë emigrantë të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve, si dhe për shkak të rregullave kontroverse, prej të cilave tifozëve nuk iu lejohej konsumimi i alkoolit në stadiume apo mbajtja e simboleve në mbështetje të komunitetit LGBTQ+.
Një raport i Guardian vitin e kaluar tha se 6,500 punëtorë migrantë kishin vdekur në shtetin e Gjirit që nga dhënia e Kupës së Botës – diçka që ishte mohuar kategorikisht nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv.
Hassan Al-Thawadi, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha kohët e fundit se teksa kishte pasur tri vdekje të lidhura me punën në ndërtim direkt për turneun dhe 37 vdekje jo të lidhura me punën, shumë të tjerë vdiqën në projekte infrastrukturore.
Al-Thawadi e vuri vlerësimin në “mes 400 dhe 500 të vdekur”.