Lajmet e fundit

Autoritetet indoneziane urdhëruan të mërkurën qindra fshatarë të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të një vullkani, duke rritur frikën se ai mund të vazhdoj në det dhe të shkaktojë një cunami.
Mali Ruang, një vullkan 725 metra në ishullin Ruang, ka shpërthyer të paktën pesë herë që nga mbrëmja e së martës, duke hedhur lavë të zjarrtë dhe shtëllunga hiri mijëra këmbë në qiell, tha agjencia e vullkanologjisë së vendit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet dramatike të shpërthimeve të së mërkurës tregojnë shtëllunga të hirit gri që ngrihen në qiell dhe rrjedha llave të ndezura, të shoqëruara nga goditje rrufeje. Imazhet tregojnë gjithashtu fshatarët duke u evakuuar.
Ishulli Ruang është shtëpia e rreth 800 banorëve, të cilët janë zhvendosur përkohësisht në ishullin fqinj Tagulandang, sipas autoriteteve.
Nuk raportohet për viktima.