Lajmet e fundit

Imam Nahrawi nga Ministria e Rinisë dhe Sportit nga Indonezia ka konfirmuar se janë mbajtur bisedime për mundësinë që të angazhohet si përzgjedhës trajneri Jose Mourinho.
Portugezi është njëri ndër trajnerët më të lakmuar në futboll, pasi i ka prirë Portos dhe Interit në Champions League, përderisa ka fituar edhe tre tituj të Premier League me Chelsean dhe një Premiera Division me Real Madrid.
“Ky plan është diskutuar me Presidentin Joko Widodo dhe kryetarin e Komitetit Olimpik, Erick Thohir, edhe pse kjo nuk do të jetë e lehtë.”
“Kur e kam pyetur Thohir, rroga e Mourinhos sillet rreth 12 milionë dollarë në vit”, ka thënë Nahrawi, transmeton Klan Kosova.